Presidenti Meta ka promovuar atë zonë në Kosovë, ku bashkëjetesa mes shqiptarëve dhe serbëve ka qenë e është mëse paqësore, pa asnjë incident mes tyre.
Bëhet fjalë për Shtërpcën në Brezovicë, mes Prizrenit dhe Ferizajt, ku kreu i shtetit shqiptar ka vënë këmbën në një vizitë private.
“Mirëmëngjes të dashur miq! Kënaqësi të vizitoja fermat ku kultivohen mjedrat më të mira në botë, në komunën e Shterpcës (Brezovicë) dhe një investim bashkëkohor të përpunimit dhe ruajtjes së frutave të pyllit. Vizioni i Bratislavit, Kryetarit të komunës mbështetur tek shpirti punëtor i këtij komuniteti të shkëlqyer ka sjellë ndryshime tepër shpresëdhënëse, duke hapur vende të reja pune dhe të ardhura më të mira për banorët dhe komunën. Shterpca është një komunë model, ku bashkëjetesa midis serbëve e shqiptarëve është e admirueshme dhe solide”, shkuan Meta në FB e tij.
Në Shtërpcë, përqindja mes shqiptarëve dhe serbëve është me pak diferenca dhe përbën vërtet një oaz paqeje mes tyre, edhe nga fakti se ndodhet në një qoshe të Kosovës, pa indikacionet e politikës.
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje