Si një nga vajzat më me stil shqiptare, që vishet bukur, e kryesorja është një nga imazhet më IN të botës së modës, ku shumë vajza e kanë frymëzim për çështjen e pamjes së jashtme, Lori Hoxha sigurisht që nuk mund të linte jashtë vëmendjes look-un e saj, në evenimentin më të madh të familjes së tyre, atë të ceremonisë martesore të së motrës, Sara me Ledion Liçon.
Dasma e organizuar në liqenin e “Comos” në “Villa Erba” vijon ende të jetë kryefjala e medias rozë jo vetëm për çështjen e detajeve organizative, të ftuarit VIP, por mbi të gjitha për stilin se si u veshën të ftuarit në të. Sigurisht, Lori me veshjet e saj na bërë të gjithëve t’i mëshojmë sërish idesë se ajo mbetet një vajzë me shije të rafinuar.
Në morinë e veshjeve që kishte zgjedhur për dasmës e së motrës, dalloi ndër të tjera kostumi i kuq me motive. Sipas faqes “What they wearin”, veshja e Lorit ishte një kostum i markës “Dolce& Gabbana” që kushton plot 2,950 euro, ndërsa këpucët 725 euro.
Llogarinë bëjeni vetë, por dukshëm bëhet fjalë për një faturë të shtrenjtë me disa zero pas!lapsi

Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...