Gramoz Vokrri, djali i legjendës se futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka treguar momente emocionale të tij dhe babait në ndeshjen zyrtare të Kosovës kundër Finlandës
Ai ka thënë se kishin biseduar pas kësaj ndeshje dhe ai i kishte thënë që gjërat mos të merren me entuziazëm.
“Bisedova dhe i thashë a do të fitojmë, kurse ai me tha – ‘ngadalë, më këmbë në tokë. Por, kohëve të fundit ishte shumë entuziast, sidomos pas fitores kundër Shqipërisë”, tha djali i tij.
Ai ka treguar edhe disa momente interesante derisa ka thënë se ishte vetëm një moment kur e ka parë atë më se shumti nervoz.
“Lënia e duhanit”.
Kurse në pyetjen se çka e ka mërzitur atë, Gramozi ka treguar se më se shumti e ka mërzitur kur “fëmijët i ka parë duke luajtur në rrugë e jo në fusha futbolli. Por, e kanë penguar shumë edhe dallaveret dhe akuzat për dallavere”, ka thënë tutje Gramozi.
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër