Liverpooli ka regjistruar fitore mbrëmjen e sotme (e martë) në ndeshjen miqësore kundër Torinos.
Gjiganti në Premierë Ligë ka mposhtur me rezultat 3 me 1 skuadrën italiane në takimin miqësor të zhvilluar sonte, shkruan portali arbresh.info.
Roberto Firmino, Gerginio Wijnaldum dhe Daniel Sturridge ishin autorët e golave te skuadra e Jurgen Klopp, ndërsa Belotti shënoi golin e vetëm për klubin nga Serie A.
STURRIIDDDGGEEEEE! ??
Tremendous pass from Shaqiri. ?
[3-1]
Watch live on @LFCTV and @LFCTV GO: https://t.co/MwNy34KVHd pic.twitter.com/EHLshWX0A6
— Liverpool FC (@LFC) August 7, 2018
Xherdan Shaqiri, i cili u inkuadrua në fushë në minutën e 46′ si një zëvendësues i Sadio Manes, bëri një asistim mjeshtri në minutat e fundit të takimit.
Edhe pse synoi të gjej këndin për goditje direkte, ylli kosovar në fund vendosi për të asistuar topin te sulmuesi anglez Daniel Sturridge.
Reprezentuesi i Anglisë shënoi me lehtësi me kokë për 3 me 1./arbresh.info/
https://streamable.com/1jlya
Diell, shi e rrufe/ Parashikimi i motit për pesë ditët e ard...
Vranësira dhe temperatura deri në 21°C, parashikimi i motit ...
Seancë për sulmin në Banjskë, sot jepen fjalët përfundimtare...
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...