E dini se kanella ka aftësinë të djegë yndyrnat?
Këtë e thonë studimet e fundit, duke sqaruar se në këtë formë, na ndihmon për dobësimin. Zbulimi në fjalë është bërë nga një grup studiuesish nga “Nestlé Research Center” në Lozanë, Zvicër dhe nga shkencëtarët e universitetit të Tokios. Të dyja studimet u përqëndruan te substanca kryesore e erëzës, aldeide cinnamik, që përveçse i jep aromën e veçantë kanellës, ndihmon edhe në rritjen e nivelit të energjive dhe të oksidimit të yndyrnave.
Të dyja këto fenomene bëhen të mundura falë stimulimit të një procesi që quhet termogjenezë, që konsiston në prodhimin e nxehtësisë nga ana e organizmit, sidomos në indet dhjamore e muskulore, duke ndihmuar kështu në oksidimin e yndyrnave dhe për pasojë edhe në rënien në peshë.
Kanella nuk është asgjë tjetër përveçse një lloj vaji natyror, i cili bën një punë shumë të mirë për stomakun, në rënien në kontakt me muret e tij. Përveçse stimulon tretjen, është në gjendje të ndihmojë edhe procesin e eliminimit të parazitëve të brendshëm.
Haxhiu pas tubimit të VV-së në Prishtinë: Sot në tubim na mu...
Eurostat: Shqipëria e dyta në Evropë për ryshfet, Kosova me ...
GERMIN organizon tryezë për votimin nga diaspora në zgjedhje...
Teherani: Topi është në fushën e SHBA-së, ata duhet të prano...
Nisin punimet për efiçiencë energjetike në banesat sociale n...
Parashikimi i motit për sot