Roma ofron 40 milionë euro për një 21-vjeçar

Rome Italy 30 04 2017 - The new sports director of AS Roma Jose Ramon Rodriguez Monchi before the Italian Serie A soccer match AS Roma vs SS Lazio at the Olimpico stadium in Rome Italy 30 April 2017 Roma Italia EFE EPA ALESSANDRO DI MEO

19:48 | 4 Gusht 2018
Arbresh.info

Pasi ka humbur Malcom, “i vjedhur” nga Barcelona kur ishte vetëm një hap larg firmës me Roma, drejtori sportiv i verdhekuqve Monchi, është vënë në kërkim të një tjetër braziliani për të forcuar sulmin në dispozicion të trajnerit Di Francesco.

Emri “i nxehtë” është ai i David Neres (datëlindja 1997), edhe ai brazilian, në pronësi të Ajax, ku në sezonin e kaluar ka luajtur në krah të blerjes së fundit të verdhekuqve, Justin Kluivert.

Për Neres, futbollist shumë i shpejtë dhe që zotëron një teknikë të artë, janë bërë gati 40 milionë euro, edhe pse sipas shtypit holandez, Ajax kërkon të paktën 50 milionë euro.

Monchi e ka seriozisht dhe ka të ngjarë ta arrijë marrëveshjen me holandezët, si ndodhi me Kluivert. Nëse nuk ia del, atëherë do të hidhet në sulm për Marlos, braziliani me pasaportë ukrainase që luan te Shakhtar.

Shpërndaje në rrjete sociale