Rrugët e Kosovës po vazhdojnë të përgjaken për çdo ditë nga aksidentet. Vetëm sot kanë humbur jetën 6 persona në aksidente trafiku. Kurse, vetëm gjatë muajit korrik kanë vdekur më shumë se 15 persona.
Dita e dytë e muajit gusht ka nisur keq për shumë familje të Kosovës. Vetëm ditën e sotme, gjashtë familje kosovare kanë humbur me të afërmit e tyre nga aksidentet në rrugë.
Fat të ngeshëm kanë pasur edhe dhjetëra familje të tjera, të afërmit e të cilëve gjetën vdekjen në rrugët e Kosovës muajt e fundit.
Në Policinë e Kosovës kanë treguar se aksidenti i parë gjatë ditës së enjte ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë.
Kurse, në Kaçanik një i mitur ka humbur jetën pasi është vetaksidentuar.
Ndërkaq, në Suharekë, nga një aksident mes dy veturave, njëra me targa vendore e tjetra me targa të Francës, kanë humbur jetën dy persona, një femër dhe një mashkull (familjarë), si dhe kanë mbetur të lënduar dy fëmijë.
E aksidenti i fundit i deritashëm që ishte tragjik ka ndodhur në rrugën Podujevë-Prishtinë. Në këtë aksident kanë mbetur dy persona të vdekur dhe tre janë lënduar.
“Para rreth gjysmë ore është shkaktuar një aksident trafiku, ku si pasojë e aksidentit dyshohet se dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar”.
Whitaker: Kosova po rrit rolin e saj si kontribuese në sigur...
Përplasen dy vetura, vdes njëri nga shoferët në Thumanë
Rezultatet dëshpëruese e çojnë në shtëpi trajnerin e Chelsea
Rama: Mbjellja e rreth 100 kurorave në rrugën “Tirana” hap d...
BBC: Si po ndikon ndërprerja e internetit në Iran tek njerëz...
Konjufca kërkon veprim më të shpejtë për sigurimin e statusi...