Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka uruar përmes një letre homolohun e tij zvicerian Alain Berset, për 724 vjetorin e themelimit të Zvicrës.
Meta shprehn mirënjohjen në emër të Shqipërisë për ndihmën e vyer dhe bashkëpunimin e kahershëm me shtetin e Zvicrës. Në letër Presidenti shton se një mirënjohje e veçantë shkon për ndihmën e madhe që Zvicra i ka dhënë komunitetit shqiptar që jeton prej dekadash në shtetin e tyre.
‘Vlerësoj lart ndihmën që Zvicra i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve, që nga viti 1992 e në vijim, si përmes asistencës teknike, ashtu edhe nëpërmjet donacioneve apo investimeve të drejtpërdrejta’, shkruan Presidenti Meta.
LETRA E PLOTË:
I nderuar Zoti President,
Më lejoni që me rast Ditës së Themelimit të Konfederatës Zvicerane, të shpreh në emrin tim dhe të popullit shqiptar, urimet më të mira e të sinqerta për Ju dhe të gjithë qytetarët e Zvicrës.
Shpreh kënaqësinë për nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve e të bashkëpunimit midis dy vendeve tona, si në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik e kulturor. Në dy dekadat e fundit këto marrëdhënie janë zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme, duke krijuar një bazament shumë të qëndrueshëm për të ardhmen e bashkëpunimit tonë.
Vlerësoj lart ndihmën që Zvicra i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve, që nga viti 1992 e në vijim, si përmes asistencës teknike, ashtu edhe nëpërmjet donacioneve apo investimeve të drejtpërdrejta. Mbështetja zvicerane, veçanërisht për qeverisjen demokratike, decentralizimin dhe rritjen e kapaciteteve lokale, apo në fushën e arsimit profesional, ka qenë domethënëse dhe ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik e social të vendit.
Përfitoj nga rasti gjithashtu të shpreh mirënjohjen edhe për mbështetjen dhe mundësitë që Zvicra i ka krijuar komunitetit shqiptar për t’u integruar dhe bërë pjesë e shoqërisë së saj.
Ky komunitet është bërë sot një urë e fuqishme miqësie e bashkëpunimi dhe i ka dhënë një përmbajtje edhe më të madhe marrëdhënieve midis dy vendeve tona.
Me urimet më të mira për zhvillimin dhe përparimin e mëtejshëm të Zvicrës dhe qytetarëve të saj, ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.
Ilir Meta
__________
Shkëlqesisë së Tij,
Zotit Alain Berset
President i Konfederatës Zvicerane
BERNË
Hapet në BQK ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngj...
Arrestohet në Kosovë një person me urdhërarrest ndërkombëtar...
Mourinho optimist para përballjes me Real Madridin
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...
Sekuestrohet një armë zjarri në Kaçanik, shoqërohet në polic...
Szoboszlai në radarin e Realit – Liverpooli i ofron kontratë...