Policia e Kosovës ka arrestuar sot në mëngjes një serb nga fshati Korminjan i komunës së Ranillugut. I arrestuari është Vitomir Iliq, 58-vjeçar, i cili më herët ka punuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.
Arrestimin e serbit nga Korminjani e konfirmoi edhe zëdhënësi rajonal i Policisë së Gjilanit Ismet Hashani pa dhënë identitetin dhe motivet e arrestimit. Ai nuk dha detaje për shkaqet e arrestimit përveç tha se i njëjti është duke u intervistuar nga hetues të Policisë dhe Prokurorisë së Shtetit.
“Sot rreth orës 7 të mëngjesit në fshatin Korminjan të komunës së Ranillugut është arrestuar një serb, shtetas i Kosovës”, tha Hashani. Në arrestimin e tij kanë marr pjesë edhe njësitë speciale të Policisë së Kosovës.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë