Rikthehet përsëri në qendër të vëmendjes mungesa e medikamentit “Herceptinë” në shërbimin e Onkologjikut pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Edhe pse më herët, më 20 prill kryeministri Edi Rama premtoi se ky medikament nuk do të kishte më mungesë, denoncohen raste të mungesës së tij. Në një dalje për mediat deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri ka denoncuar se nuk ka sasi të mjaftueshme të herceptinës për të gjithë pacientët.
I menjëhershëm ka qenë reagimi nga shërbimi onkologjik. Në një dalje për mediat shefja e këtij Shërbimi Silvana Çeliku ka dhënë versionin e saj për mediat.
Ndërkohë që një qytetar nga Shkodra i afrohet kamerës së televizionit SCAN dhe denoncon mungesën e një tjetër preparati që shërben për kimioterapinë. Ai shprehet se e ka blerë në farmacinë në afërsi të QSUT-së në vlerën e 35 mijë lekëve.
Sëmundjet tumorale në vendin tonë po rriten me ritme të shpejta. Të dhënat nga administrata e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” QSUT, tregojnë se në repartin e onkologjisë u trajtuan 7 mijë raste të reja në vitin 2017 në raport me rreth 5 mijë raste të reja që ishin në vitin 2014.
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...
“Roli i njeriut do të evoluojë”, eksperti tregon se a mund t...
Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër votoni për ndryshim, ...
Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës
Arrin në Kosovë grupi i katërt i haxhilerëve nga Gjilani, Li...
Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në kë...