Pala kosovare ka në plan t’i japë hov idesë së shkëmbimit të territoreve me Serbinë.
Burime të Kohës Ditore, të afërta me këto zhvillime, kanë thënë se opsion është që komuna më veriore e Kosovës- Leposaviqi bashkë me Leshakun të shkëmbehen me Preshevën dhe një pjesë e Bujanocit.
Pjesë e marrëveshjes do të jetë edhe liqeni më i madh artificial që gjendet në veri, Gazivoda.
Presidenca ka refuzuar të deklarohet derisa në kabinetin e Haradinajt e kanë quajtur “të pavërtetë” këtë opsion.
Derisa për Ambasadën amerikane me rëndësi është që“Kosova t’i gjejë qëllimet e veta në dialog”, Gjermania është kundër idesë së shkëmbimit.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...