Përgatitjet për Kampionatin Europian të Atletikës, i cili do të zhvillohet në Berlin, kanë sjellë në Elbasan Arena për një stërvitje intensive atletin Izmir Smajlaj i cili do të marrë pjesë në këtë kompeticion.
Përveç rezultateve të arritura gjatë stërvitjeve, Smajlaj, synon edhe më shumë në këtë kampionat.
“Stërvitja po shkon mirë, jam në formë të mirë fizike dhe rezultaet që kam kapur gjatë stërvitjes tregojnë nivelin ku jam. Kam shumë besim te vetja, që është e rëndësishme. Është garë e fortë, ka rivalitet të madh por besoj se zona e medaljeve ka me kenë e arritshme”, thotë atleti Izmir Smajlaj.
Për Presidentin e Federatës së Atletikës Gjergj Ruli objektivat janë të qarta ndërsa shpreson për rezultate të mira dhe në një gjendje të mirë të atletëve.
“Ne përgatitemi për aktivitetin më të rëndësishëm të vitit që është Kampionati Evropian. Izmiri duhet të bëjë vetëm detyrën, ato që ka arritur në stërvitje dhe të presim të gjithë bashkë rezultat pozitiv nga Izmiri. Do të uroja me gjithë zemrën dhe atleten Luiza Gega që është ndër atletet më të mira të gjithë kohërave në Shqipëri”, thotë Gjergj Ruli, Presidet i Federatës Shqiptarë të Atletikës.
Kampionati Evropian i Atletikës do të zhvillohet në Berlin nga 6 deri në 12 gusht.
Top Channel
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh