Tri partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës po kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por pasi së bashku i kanë vetëm 57 deputetë, ato janë “duke luftuar” që t’i sigurojnë edhe katër vota tjera në mënyrë që të mundë ta rrëzojnë qeverinë “Haradinaj”, shkruan “Zëri”.
Megjithëkëtë, nënkryetarja e AAK-së Teuta Haxhiu është shprehur e bindur se opozita nuk i ka numrat për ta rrëzuar qeverinë aktuale. “
Kurse numrat e pozitës dihen, ne nuk është se kemi numra të tjerë, por në fakt jemi shumë të sigurt që me iniciativën e opozitës Qeveria asnjëherë nuk është rrëzuar”, ka deklaruar ajo për “Zërin”.
Haxhiu tutje ka vlerësuar se e tërë kjo zhurmë po bëhet për interesa të brendshme të LDK-së. “Gjithçka shkon në frymën e LDK-së për t’u promovuar për zgjedhjet e brendshme dhe gara e brendshme mes tyre do të jetë kryetari i LDK-së. Jemi shumë komod dhe absolut nuk e kemi frikën për rrëzimin e Qeverisë, aq më pak prej LDK-së, ku nuk po dihet se kush është kryetari, a është Lutfi Haziri apo Avdullah Hoti?”, ka nënvizuar ajo.
Deputetja e AAK-së tutje ka thënë se as LVV-ja e as PSD-ja nuk janë të gatshme të shkojnë në zgjedhje pas ndarjes që e kanë pasur si parti politike./Zëri/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...