Ambasadorja franceze në Shqipëri, Christine Vasak, tha nga Korça se reforma në drejtësi po ndjek ecurinë e saj dhe se ka shumë etapa të cilat duhen plotësuar, përfshirë edhe nivelet më të larta të sistemit gjyqësor.
Gjykata Kushtetuese duhet të vihet në funksion sa më shpejt të jetë e mundur dhe e gjithë klasa politike e di këtë tha ambasadorja.
“Këshilli i Europës ka bërë një rekomandim në 26 qershor dhe perspektiva e negociatave duhet të bëhet realitet deri qershorin e vitit të ardhshëm. Kjo supozon që reformat duhet të vazhdojnë dhe reforma në drejtësi duhet të përfundojë. Duhet të funksionojë shkolla e Magjistraturës, të cilën ne e kemi mbështetur prej fillimit. Ne besojmë në një Magjistraturë të formuar mirë, kurajoze, që vepron sipas ligjit. Kjo supozon të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar. Rruga është e qartë dhe duhet punuar për realizimin e reformave”, tha ambasadorja.
Sa i përket skepticizmit të disa vendeve europiane, Vasak u shpreh se rekomandimi për Shqipërinë ishte edhe kontribut i Francës, Holandës dhe vendeve të tjera.
LDK reagon ashpër ndaj seancës së VV-së për presidentin: Sab...
Khvicha: Ndihem shumë mirë, jam në formë të mirë – nes...
Nagavci s’komenton shkeljet kushtetuese, fton opozitën për s...
Besnik Tahiri për seancën për presidentin: Shkelje e rëndë, ...
UEFA vendos masa strikte për Kompanyn i cili është i suspend...
KDI: Zgjedhja e Presidentit pa kuorumin e nevojshëm cenon dr...