Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia e Kosovës për Forenzikë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Institutin e Policisë Shkencore të Shqipërisë.
Ministri i Brendshëm Bejtush Gashi tha se shkëmbimi i përvojave dhe bashkëpunimi në mes të AKF-së dhe IPSH-së, është tejet i rëndësishëm në luftimin, parandalimin dhe zbulimin e ngjarjeve kriminale dhe zbatimin me rigorozitet të legjislacionit në të dy vendet.
“Përvoja e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, ka bërë që ky institucion të jetë i besueshëm gjatë gjithë këtyre viteve. Ky bashkëpnim në mes AKF-së dhe ISHP-së do të ndihmoj zhvillimin dhe zgjërimin e kapaciteteve forenzike në të ardhmen”.
Homologu i tij Fatmir Xhafaj u shpreh se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme në thellimin e bashkëpunimit në fushën e policisë shkencore, shfrytëzimin e kapaciteteve të laboratoreve të kriminalistikës, shkëmbimin e ekspertëve dhe ekspertizës.
Qëllimi i kësaj marrëveshje të bashkëpunimit është të bëjë intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe forcimin e bashkëpunimit midis institucioneve të zbatimit të ligjit të dy vendeve.
Kurti në përurimin e Shtëpisë Muze të Ymer Elshanit në Drena...
Barcelona nis bisedimet për Rashfordin, anglezi pranë transf...
Ekzekutohen shtesat e rritura për lehonat, Kurti: I gëzofshi...
Dështimi i Milanit në Serie A, largime të mëdha nga klubi nu...
Pesë të lënduar në një aksident të rëndë në rrugën Gjilan-Ka...
Allegri pranë Napolit, Milani drejt shkarkimit të trajnerit