Një muaj pas përmbytjeve në Bibliotekën Kombëtare, inxhinierët e Institutit të Ndërtimit kanë gati raportin e detajuar prej 50 faqesh, i cili përforcon atë që me herët specialistet e Bibliotekës Kombëtare kanë thënë prej kohesh: Kushtet në të cilat ruhet kujtesa e shkruar kombëtare, janë në degradim e sipër.
“Ajo çka lexojmë nga ky raport na qartëson për rritjen e nivelit të ujërave nëntokësore në këtë zonë dhe për amortizimin pakthim të vetë ndërtesës. Shqetësimi kryesor në këtë lexim është fakti që prania e ujit, sado në centimetra të ulëta, mund të përsëritet gjatë stinës së reshjeve intensive”, u shpreh Persida Asllani, Drejtore e Bibliotekës Kombëtare.
Për të shmangur një përmbytje të dytë, specialistet sugjerojnë vendosje të sensorëve që detektojnë lagështirën, ventilime të fuqishme, aparatura që ulin artificialisht përqindjen e lagështisë në ajër, si edhe një hidroizolim të menjëhershëm. Por kjo është një zgjidhje afatshkurtër nëse librat vijojnë të mbeten në të njëjtën godinë. Për një zgjidhje afatgjatë, drejtoresha e Bibliotekës i bie edhe njëherë të njëjtës kambanë alarmi, tingullin e së cilës kërkon tashmë prej kohësh që të dëgjohet.
“Zgjidhja e vetme do të ishte një vizion shumë i qartë dhe jo më hezitues. Imediate është marrja e vendimit për ndërtimin e një Biblioteke të re Kombëtare. Ndërtimi i një biblioteke të re do të lejonte përllogaritjen që në projekt të të gjitha parametrave të nevojshme që duhen për një Bibliotekë Kombëtare. Paralelisht me këtë, ka ardhur koha që funksionet e Bibliotekës Kombëtare të ndahen nga funksionet publike të Bibliotekës së Tiranës. Kryeqyteti ka nevojë, që për 1 milion banorët e tij, të ketë një biblioteke të vetën”, thotë Persida Asllani./tch
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...