Këto janë pamjet dramatike të filmuara mëngjesin e së martës nga ajri në zonat Rafinë dhe Mati në Greqi. Videot janë realizuar gjatë një fluturimi me helikopter të Ministrit të Mbrojtjes, Panos Kammenos, raporton OraNews.
Shkatërrim i madh, dëme të pallogaritshme dhe me një bilanc tragjik viktimash që pritet të rritet nga ora në orë. Deri tani mediat greke flasin për 50 të vdekur dhe me qindra të tjerë të plagosur.
Menjëherë pas fluturimit, në Ministrinë e Mbrojtjes u mbajt një mbledhje e Këshillit të Mbrojtjes për të shqyrtuar situatën dhe për mënyrën sesi mund ta menaxhojnë në mënyrë sa më efektive situatën dramatike që po kalon Atika perëndimore dhe lindore.
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...