Policia e Lezhës ka sekuestruar në sajë të operacionit “Summer storm”, 200 kg kanabis, 4 litra vaj hashashi dhe një armë zjarri, teksa ka arrestuar në flagrancë 4 persona, si posedues të tyre.
Të kapur në flagrancë bashkë janë Tofik Koleci, 54 vjeç, Miri ( Ardit) Koleci, 32 vjeç, Mirand Qira, 42 vjeç dhe Ndriçim Doku, 39 vjeç, të gjithë banorë të Krujës. Ata u kapën në aksin rrugor Fushë Krujë- Mamurras
Vazhdon puna për evidentimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë për ndjekje të mëtejshme për veprat penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike’ kryer në bashkëpunim” dhe ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”./Top Channel
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...