“Bonbon” ishte kënga që i solli një sukses të paparë këngëtares shqiptare, Era Istrefit.
Kjo këngë që nga dita e sotme ka shifrat mbi 600 milionë shikimesh në YouTube, e cila është një rekord në vete e zeshkanes sonë.
https://www.instagram.com/p/Blaz7VgjQ0M/?taken-by=eraistrefi
Videoklipi i publikuar para dy vjetëve u bë hit ndërkombëtar që i hapi edhe dyert e suksesit në planetin tokë.
Pas hitit pasoi edhe marrëveshja me “Sony Ultra Music”, e cila gjë përfundimisht e futi në rrjedhat ndërkombëtare të muzikës.
Era së fundi ishte një ndër protagonistet kryesore të finales së botërorit të futbollit, ku së bashku me Nicky Jam dhe Will Smith performuan këngën “Live It Up”.
Së fundi, bukuroshja jonë publikoi këngën “Prisoner” ndërsa të premten do të sjell videokëngën “Oh God”, në bashkëpunim me artistin xhamajkien, Koshens.
Ndryshe, kënga më e dëgjuar në YouTube e këngëtarëve shqiptar mbetet “New Rules” e Dua Lipës, e cila deri më tani është shikuar mbi 1.3 miliard herë.
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...
“Jemi me ju”, Kosova dhe Shqipëria mbështesin protestën stud...
Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...