Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Sejdiu, ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës që të inicojnë mocionin për rrëzimin e Qeverisë, duke u zotuar se edhe PSD do t’i japë 12 nënshkrime dhe 12 vota.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Sejdiu ka thënë se fjalët e statuset pa ndërmarrë asnjë veprim janë pallavra dhe hipokrizi.
“E ftojmë LDK dhe LVV që ta inicojnë mocionin për rrëzimin e qeverisë dhe ne do ti japim 12 nënshkrime dhe 12 vota, ose të na i japin nënshkrimet dhe ne e inicojmë”, ka shkruar Sejdiu.
“E ftojmë LDK edhe LVV ta na thërrasin ne tryeze opozitare për strategji e taktikë për rrëzimin e qeverisë ose të na japin neve autorizimin dhe ne e thërrasim”, është shprehur ai.
“E ftojmë LDK e LVV që ta votojmë në Kuvend mandatarin e bisedimeve, që ai/ajo mos të jetë Thaçi”, ka shkruar Sejdiu.
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...