Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, gjatë vizitës së saj në Shqipëri u prit në takime të veçanta nga Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Ajo ka mbajtur një fjalim përshëndetës para deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Me elegancë dhe hijeshi, Grabar-Kitarovic dëshmoi edhe një herë dinjitetshëm se di të ruajë finesën e saj prej një zonje të vërtetë, e cila përfaqëson një prej shteteve më të fuqishme të Ballkanit.
Përgjatë hyrjes në Kuvendin e Shqipërisë, presidentja kroate është shoqëruar nga një person jo i panjohur për publikun shqiptar.

Bëhet fjalë për këngëtaren Rosela Gjylbegu, e cila është kujdesur që t’i ndihmojë asaj në rregullat protokollare.
Për të gjithë ata që s’e dinë, Gjylbegu përveçse një këngëtare e dëshmuar në skenën shqiptare, ajo është edhe zyrtare në sektori e marrëdhënieve me publikun në Kuvendin e Shqipërisë.

Këtë punë ajo e bën që nga viti 2009, teksa në muzikë është herë pas here aktive me projekte të reja. /Arbresh.info

Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...