Me gjithë temperaturat e larta, luginës së lumit Shkumbin të zë syri peshkatarë, të cilët me durimin karakteristik mbajnë gjallë pasionin e tyre.
Peshkimi me grep zakonisht nuk sjell të ardhura dhe nuk bëhet për fitim, por nga dëshira për këtë sport dhe sipas peshkatarëve, kjo gjë u bën mirë edhe për shëndetin.
Flitet që peshku i Shkumbinit nuk konsumohet për shkak të ndotjes që ka lumi, por duket se janë vetëm fjalë. Këta peshkatarë prej vitesh, konsumojnë në familje peshkun e Shkumbinit, por asnjëherë nuk kanë pasur probleme.
Në Shkumbin gjen peshk të llojit mustak, mëlysh dhe ngjalë. Dikur peshkimi këtu ishte më masiv, por me rrallimin e peshkut edhe peshkatarët u rralluan./Top Channel
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic