Shoferi theu rekordin e vet të shënuar më 2011, duke lëvizur për 30 sekonda më shpejtë.
Tashmë e dimë se Volkswagen I.D. R e ka thyer rekordin e shpejtësisë së makinës elektrike, por ky nuk është i vetmi rekord në edicionin e sivjetmë në Goodwood Festival of Speed, transmeton Telegrafi.
Në vitin 2011, Terry Grant në të njëjtin festival, shënoi rekord duke e kaluar shtegun prej 1.6 kilometrash, për dy minuta e 55 sekonda.
Këtë vit, i njëjti shofer është kthyer dhe duke vozitur një Range Rover Sport SVR, e ka thyer rekordin e vet. Madje, ai voziti në shtegun e zgjatur për 300 metra, për dy minuta e 24 sekonda, që është për 30 sekonda më shpejtës se rekordi i mëparshëm.
Me makinën britanike që ka 575 kuajfuqi, Grant ka hyrë edhe në Librin e Rekordeve të Ginisit.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK