Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter thekson se marrëveshja për zgjidhjen e kontestit të emrit mes Greqisë dhe Athinës, shkakton vetëm përçarje në të dy shtetet.
Ajo gjithashtu shkruan se marrëveshja për emrin duhet të mbështetet me konsensus të gjerë shoqëror, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Marrëveshja për emrin duhet të mbështetet me konsensus të gjerë shoqëror dhe bazë kushtetuese. Marrëveshja e Prespës nuk është rast i tillë. Ajo vetëm shkakton përçarje shtesë edhe në Greqi edhe në Maqedoni”, shkruan Zaharova.
Zëdhënësja e MPJ-së ruse thotë se akuzat në adresë të Moskës kanë për qëllim krijimin e histerive antiruse.
Përndryshe, marrëveshja për zgjidhjen e çështjes së emrit mes Athinës dhe Shkupit u nënshkrua nga kryeministrat e dy vendeve, Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev dhe nga ministrat e Jashtëm, Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov, ndërsa u mbështet nga shumica e vendeve evropiane.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...