Evertoni është duke kërkuar transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Danny Welbeck.
‘The Times’ thotë se Evertoni është duke planifikuar transferimin e Welbecut, i cili është në dispozicion për shitje nga “Topçinjtë”, transmeton portali arbresh.info.
Welbeck është në fund të kontratës së tij dhe lëndimet kanë bërë që lojtari të shënojë vetëm 27 gola brenda katër viteve, megjithëse ai ka luajtur 43 ndeshje sezonin e kaluar.
Transferimi në veri do t’i përshtatej ish sulmuesit të Manchester United pasi ai synon t’i afrohet familjes së tij.
Welbeck ishte pjesë e skuadrës së Anglisë në Kampionatin Botëror këtë verë./arbresh.info/
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...
Përgatitjet për zgjedhjet e së dielës, KQZ me mbledhje nga o...
Arrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve, BIK publikon pam...
Trump: Mund të takohem me liderin e ri të Iranit nëse ka një...
Arrestohet një person në Ferizaj, kapet me thikë dhe nën ndi...
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person