Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot me 62 vota “për”, asnjë “kundër” dhe të përmbajtur, e miratoi Ligjin për ndryshime dhe plotësime të Kodit Zgjedhor.
Me ndryshimet e ligjit parashihet votimi për kryetar, nënkryetar dhe anëtarë të KSHZ-së të zgjidhen më shumicën e thjeshtë (61 vota), në vend të dy të tretave apo 81 deputetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, thotë se partitë në Kuvend janë marr vesh dhe kanë propozuar Lig për ndryshim të Kodit Zgjedhor për debllokimin e procesit të zgjedhjes së KSHZ-së, pa të cilën nuk mund të funksionojë asnjë institucion.
“Qeveria nuk do të lejoj që opozita t’i bëj qytetarët peng të interesave partiake”, deklaroi sot në konferencë për shtyp zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.
Sipas deputetes Frosina Remenski, shumë serioze është sfida për të ardhmen e qytetarëve dhe shtetit, që formimi i KSHZ-së të jetë lëndë për tregti për ikje nga përgjegjësia./Telegrafi/
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...