Nënat që vuajnë nga diabeti janë më të rrezikuara që të lindin fëmijë me autizëm, sipas një studimi të fundit në Kaliforninë e Jugut. Shkencëtarët kanë zbuluar se rreziku për zhvillimin e autizmit është më i lartë tek fëmijët nënat e të cilëve kanë një nga tri llojet kryesore të diabetit që shkaktojnë komplikacione gjatë shtatzënisë: diabeti tip 1, diabeti tip 2 dhe diabeti gestacional (ose i shtatzënisë), transmeton Shendeti.com.al.
Gjatë këtij studimi i monitoruan mbi 400 mijë fëmijë të lindur mes viteve 1995-2012. Studime të mëparshme kanë treguar se nënat që vuajnë nga diabeti tip 2 ose diabeti i shtatzënisë janë më të rrezikuara që të lindin fëmijë me çrregullimet e spektrit të autizmit, por shumë pak dihej mbi efektet e diabetit të tipit 1 në rrezikun për autizëm.
“Kosova arriti finalen me meritë, do të jetë një final...
PDK i kërkon Presidentes Osmani emërimin e anëtarit të dytë ...
Formohet grupin punues për shqyrtimin e aplikacioneve të kan...
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...