Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, priti në një takim pune koordinatoren e OKB-së për Zhvillim dhe përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së, Ulrika Richardson.
Në këtë takim të parë njoftues me përfaqësuesen nga UNDP, ministrja Reshitaj diskutoi për vazhdimin e bashkëpunimit dhe e informoi për hapat e ndërmarra në fuqizimin e mbrojtjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinor.
E para e MMPH-së, Reshitaj uroi Richardson për marrjen e detyrës si përfaqësuese e përhershme e UNDP-së, dhe shprehu falënderimet për përkrahjen e vazhdueshme që ky mision po i jep Kosovës në projekte të ndryshme në fushën e mjedisit dhe menaxhimit të ujërave.
“Shikuar nga këndi mjedisor, të gjithë ne ndajmë një planet të vetëm, prandaj është e palogjikshme që implikimet e politikës ditore të stopojnë bashkëpunimin në fushën e mjedisit. Ngase në fund të fundit, ndotja e ajrit, degradimi i tokës dhe problemet e tjera mjedisore nuk njohin ndonjë kufi politik dhe si të tilla duhet të zgjidhen bashkërisht”, tha ministrja Reshitaj.
Ndërsa, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Ulrika Richardson përgëzoi ministren Reshitaj për politikat reformuese në sektorin e menaxhimit të mbeturinave, sidomos në ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për ndëshkime me gjoba mandatore.
Ministrja Reshitaj dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Richardson, ranë dakord për bashkëpunim të mëtutjeshëm në projekte të ndryshme në fushën mjedisit dhe planifikimit hapësinor.
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X