George Clooney fitoi para vitin e kaluar më shumë se çdo aktor tjetër brenda një periudhë 12-muajshe – pjesërisht falë shitjeve të kompanisë së tekuilas, që ai bashkëthemeloi.
Revista Forbes vlerësoi se ylli amerikan, 57 vjeç, ka fituar 239 milionë dollarë – fitime pa taksa – në periudhën nga 1 qershori, 2017.
Me këtë shumë, Clooney radhitet i dyti në listën vjetore të Forbes për celebritët më të paguar në botë, menjëherë pas boksierit Floyd Mayweather.
E treta është Kylie Jenner, personalitet amerikan televiziv, modele dhe sipërmarrëse.
Grupi muzikor U2 përfshihet po ashtu në dhjetëshen e parë, së bashku me futbollistët Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Rutte: NATO nuk mund të konfirmojë pretendimet izraelite se ...
Shtrenjtohen biletat e autobusit, nga sot 2 euro për linjën ...
Mot i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu në Shqipëri
Deçani përkujton 28-vjetorin e `Epopesë së Dukagjinit`
37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së ...
Moti sot kryesisht i vranët, temperaturat arrijnë 13 gradë