Drejtori i Postës së Kosovës Sejdi Hoxha ka folur para Komisionit për Zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti, industri dhe zhvillim rajonal për gjendjen aktuale të kësaj ndërmarrjeje.
Hoxha ka thënë se Posta është në një situatë të rëndë për shkak të mosdaljes së pagave për punëtorët, raporton arbresh.info.
“Nuk është e lehtë për mu me ardh 1009 punëtorë mem thon nuk m’ka dal rroga. Edhe une kam familje dhe jam ndierë keq e kam ndejt pa gjumë. Nuk ka asnjë punëtor në Postë që ka kontratë mbi vepër”, ka thënë ai.
Hoxha para komisionit shprehu shqetësimin e tij për qarkullimin e Postës serbe në 40 për qind të territorit.
“Në 40 për qind të territorit të Kosovës ka qasje posta serbe që vjen çdo ditë kombi nga Beogradi ne veri”, u shpreh Hoxha.
Po ashtu drejtori theksoi se në këtë vit nuk ka pasur punësime në postë.
“Në këtë vit as pesë persona nuk kanë hyrë në punë në postë”, deklaroi Hoxha./Arbresh.info
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...