Mund të mos e dini, por lëkura dhe gjethet e disa frutave dhe perimeve janë shumë të mira për shëndetin, prandaj ju sugjerojmë që mos t’i hidhni. Lëkura e qepës apo gjethet e luleshtrydheve, për shembull, përmbajnë shumë vlera ushqyese, si flavonide dhe karotenoide, që njihen për vetitë e tyre anti-inflamatore dhe antioksiduese.
Ja si mund të merrni sa më shumë përfitime nga lëkura apo gjethet e frutave dhe perimeve që ju zakonisht i hidhni.
Këto gjethe në formë ylli të ngjitura në fillim të luleshtrydhes janë të pasura me antioksidues. Një studim i publikuar në revistën çeke “Food Sciences” tregon se gjethet e luleshtrydheve kanë nivele të antioksiduesve të barasvlershme me ato të gjendura tek vera e bardhë dhe lëngjet e frutave, si lëngu i rrushit, dhe pak më pak se vera e kuqe dhe çaji jeshil. Antioksiduesit parandalojnë molekulat e dëmshme, të njohura si radikalet e lira, që trupi i prodhon në mënyrë natyrale, dhe na mbrojnë nga sëmundje si kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Gjethet e luleshtrydheve përmbajnë nivele të larta të një grupi antioksiduesish të quajtur “”ellagitannins”, që lidhen me shëndetin vaskular (enë gjaku fleksible dhe tension normal të gjakut). Në mjekësinë popullore, gjethet e luleshtrydheve janë përdorur për të lehtësuar dhimbjet e artritit – ato përmbajnë acid kafeik, që ka veti anti-inflamatore. I thani gjethet e luleshtrydheve dhe përgatisni me to një çaj të ngrohtë./Shëndeti
Arrestohet punonjësi i sigurisë, dyshohet për dhunë ndaj pro...
Hamza uron Veselin për ditëlindje: Korriku është afër, atëhe...
Përhapja e Ebolës në Kongo vlerësohet “thellësisht alarmante...
Negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Shqipëria u ngjit në ...
27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër