Manchester United do të fitojë një shpërblim financiar nga transferimi i Cristiano Ronaldos prej 100 milionë euro nga Real Madridi te Juventusi.
Kapiteni i Portugalisë u largua këtë verë nga Bernabeu pasi oferta nga gjiganti në Serie A u pranua sot (e martë), transmeton portali arbresh.info.
Real Madridi konfirmoi përmes një deklarate në faqen zyrtare se tarifa e ofruar për shërbimet e Roanldos është pranuar. Menjëherë pas asaj, Ronaldo iu adresua klubit spanjoll dhe tifozëve me një letër të hapur.
Ronaldo të fitoj 30 milionë euro në vit nga kontrata katër vjeçare e nënshkruar me kampionin e Italisë. Por, për shkak të rregullave të FIFA-së, Manchester United dhe Sporting Lisbon do të përfitojnë gjithashtu.
“Djajtë e Kuq” do të fusin në gjep rreth 3.000.000 funta nga transferimi i 33-vjeçarit, ndërsa Sporting Lisbon do të fitoj një shpërblim më të vogël prej 2.000.000 funta./arbresh.info/
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...
Vëllai i Liridona Ademajt reagon një ditë para shpalljes së ...
Provimi i maturës me korniza të reja
Partitë pa ujdi për presidentin, Kosova drejt zgjedhjeve të ...
Nesër protestë në Jarinje, QKMK paralajmëron për bllokimin e...
Hamza zbulon ofertën e Kurtit për PDK-në: Qëndroni në sallë,...