Është paralajmëruar që sa kohë që këngëtarja kosovare do të këndojë në Kampionatin Botëror të Futbollit. Era Istrefi është pjesë e këngëtarëve të këngës zyrtare të këtij kampionati – ‘Live it up’, bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam.
Por pritjet e adhuruesve ishin që Era Istrefi të këndojë në hapje të kampionatit, gjë që nuk ka ndodhur.
Dhe finalja e kësaj gare të madhe sportive po afron dhe pritjet që të shihet këngëtarja e njohur kosovare Era Istrefi në këtë ceremoni janë të mëdha.
KultPlus ka kontaktuar nënën e Era Istrefit, Syzana Istrefin e cila ka konfirmuar edhe njëhërë që Era Istrefi do të këndojë në finalen e kësaj gare.
“Era Istrefi do të këndojë në këtë ceremoni, sikurse edhe herave të tjera, kënga do të këndohet në fillim, në hapje”, ka thënë Istrefi, e cila ka treguar poashtu që në finalen e Kampionatit, Era Istrefi do të paraqitet vetëm me këngën zyrtare të Kampionatit.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...