Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), nga të cilët pranoi raportin e auditimit për OEK-un, për vitin 2017.
Bazuar në të dhënat e raportit, kryeparlamentari Veseli e vlerësoi Odën Ekonomike shembull të punës transparente dhe të shpenzimit të parasë, e vlerësuar tashmë edhe nga auditorë evropianë.
Veseli tha se Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe Odën Ekonomike i lidhë vlerësimi i auditorëve për të dyja institucionet, duke i konsideruar kampionë të transparencës dhe të menaxhimit të buxhetit.
“Kuvendi i Republikës së Kosovës po ashtu është kampion në auditime gjatë gjithë këtyre viteve, në vazhdimësi. Unë si kryetar i Kuvendit vetëm sa e kam thelluar transparencën dhe llogaridhënien para qytetarëve”, theksoi Veseli.
Kreu i Kuvendit bëri thirrje për syçeltësi në shpenzimin e parasë publike, ndërsa punën e Odës Ekonomike e konsideroi shembull të punës për agjenci që i raportojnë Kuvendit.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se qëllimi pse i po dorëzohet Kuvendit ky raport, është edhe fakti se në tre vitet e fundit, Kuvendi,
bazuar në të gjeturat e Auditorit të Përgjithshëm, ka qenë njëra ndër institucionet më transparente.
Gërxhaliu tha se raporti i auditimit për OEK-ut për vitin 2017, i realizuar nga një kompani prestigjioze evropiane, është pa asnjë të gjetur negative. /Arbresh.info
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...