Pop-këngëtarja izraelite Netta Barzilai (25) po përballet me akuzat se kënga e saj ‘Toy’, me të cilën fitoi këtë vit në festivalin Eurosong në Portugali, është në fakt plagjiaturë.
Kompania amerikane “Universal Music Studios” ua ka dërguar një letër para padisë kompozitorëve të këngës fituese Doron Medalie (40) dhe Stav Beger (27). Ata pretendojnë se këta të fundit e kanë kopjuar këngën ‘Seven Nation Army’ nga viti 2003, të rok-bendit amerikan “The White Stripes”, shkruan ‘The Time of Israel’, transmeton portali arbresh.info.
“Të gjitha këngët që konkurrojnë në Eurosong duhet të jenë origjinale. Nëse pretendimi për plagjiaturë rezulton i vërtetë, Izraeli do të diskualifikohet nga konkurrenca dhe Nettës do t’i mohohet fitorja. Si rezultat, Izraeli nuk do të ishte nikoqir i Eurosongut vitin e ardhshëm, njoftoi televizioni izraelit./arbresh.info/

“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...