Nëse do të fitonit lotarinë, si do t’i shpenzonit ato parà? Padyshim të gjithë do të nxitonin të bënin blerje pafund, investime apo në ndonjë rast edhe të ndihmonin të afërmit e miqtë.
Një lloj ndihme të ngjashme, por shumë më humane, ka menduar të ofrojë Rachel Lapierre, nga Montreali i Kanadasë, e cila ka fituar lotarinë që i siguron 1.000 dollarë në javë për të gjithë jetën.
Një pasuri të tillë, shumë njerëz e ëndërrojnë në jetë, por jo Rachel. Ajo ka vendosur t’i falë të gjitha këto parà.
“Të kesh një makinë të re, një shtëpi të re, çdo gjë të re, është vërtet bukur. Por, nuk është kjo, ajo që të duhet në jetë për të qenë e lumtur”, shprehet gruaja që i ka befasuar të gjithë me veprimin e saj të jashtëzakonshëm.
Ish-Miss Quebecu e ka provuar më parë shijen e pasurisë dhe të famës. Tani, ajo që e kënaq më shumë është të shohë të tjerët të gëzojnë me paratë e dhuruara.
“Kur lind njeriu nuk i ka të gjitha – shprehet Rachel. – Edhe kur ikën nuk merr asgjë më vete.
Ti ikën vetëm me ato që ke bërë këtu, në tokë, gjatë jetës tënde. Ato janë gjërat që do të të shoqërojnë”, është filozofia e thjeshtë e gruas që është marrë edhe më parë me bamirësi, e madje ka udhëtuar në Haiti, Senegal e Indi, për të ndihmuar njerëzit në nevojë./T.Ch/
Përplasja tragjike e dy trenave në Spanjë/ Gjendet një tjetë...
Macron: Trump ‘synon hapur ta dobësojë dhe nënshtrojë&...
“Ajo që kemi përjetuar është një themel i fortë për të...
Seanca në GJK për kërkesën e gjyqtarëve për rritje page, Ram...
Mes shumë mungesash në mbrojtje, Arbeloa zgjedh “11 gladiato...
Man City ‘shokohet’ pas pjesës së parë nga Bodo/Glimt