Real Madridi raportohet se pretendon që marrëveshje e mëparshme jozyrtare e tyre me Cristiano Ronaldon tashmë ka skaduar dhe është duke i kërkuar Juventusit 120-130 milionë euro për shërbimet e tij.
“Zonja e Vjetër” duket se ka arritur një marrëveshje me superyllin portugez, agjenti i të cilit i ka informuat ata se mund të largohet për 100 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Tani, e gjitha që mbetet të shihet është oferta zyrtare, por raportohet se presidenti Florentino Perez është duke kërkuar rritje të çmimit. Bazuar në edicionin e mëngjesit të sotëm (e premte) të ‘Gazzetta dello Sport’, Madridi beson se çmimi në zbritje i Cristiano Ronaldos ishte aplikuar vetëm deri më 15 qershor.
Jorge Mendes, agjenti i tij, nuk pajtohet pasi kjo ishte një marrëveshje jo zyrtare dhe vetëm mes dy palëve dhe nuk ekziston ndonjë mënyrë legale që e detyron kampionin e Evropës ta respektoj atë.
Perez tani është duke kërkuar 120-130 milionë euro, por gazeta e lartpërmendur shton se sjellje e thjeshtë, pasi Perez nuk dëshiron të mbajë në skuadër Ronaldon e pakënaqur./arbresh.info/
Meta dhe YouTube humbasin gjyqin me një 20-vjeçare
Trump: Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, por ka frikë ...
27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe
Maduro paraqitet sot në gjykatë: Dihet për çfarë e akuzon SH...
Del sot para gjykatës ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagi...
Krimi për hakmarrje, portugezi merr dënim të përjetshëm për ...