Të zgjoheni në mëngjes me sy të fryrë dhe qese të errëta nën to, nuk është një mënyrë ideale për të filluar ditën. Ky problem mund të shkaktohet nga alergjitë, mungesa e gjumit, si dhe faktorët gjenetikë. Për fat të mirë, ka shumë mjete të thjeshta natyrore që trajtojnë sytë e fryrë dhe ju bëjnë të rifitoni pamjen e mëparshme.
Feta kastraveci:
Ky është ndoshta ilaçi më i famshëm natyror kundër qeseve të syve, duke u kthyer kshtu në një ritual bukurie. Fetat e kastravecit, i prisni në feta dhe i vendosni në një qese plastike, i lini të ngrijnë. Pasi të shtriheni i mbani mbi sy për rreth 10 minuta. Trangujt përmbajnë antioksidantë të cilët lehtësojnë acarimin, ndërsa efekti i ftohjes ndihmon në uljen e ënjtjes.
Qese çaji:
Mund të përdorni çaj të gjelbër ose të zi për këtë trajtim. Çaji jeshil përmban shumë antioksidantë dhe ndoshta do të jetë më efektive në uljen e acarimit.
Ujë i kripur:
Përzieni një gjysmë lugë çaji kripë me 4 gota uji. Uji duhet të jetë i ngrohtë, kështu kripa do të shpërbëhet. Thithni ujin me anë të topave të pambukut dhe i vendosni mbi sy për disa minuta. Përsëriteni trajtimin disa herë.
Akull:
Akulli freskon sytë tuaj dhe zvogëlon ënjtjen. Vendosni disa kube akulli në një peshqir dhe i vendosni mbi sy për disa minuta.
Nëse jeni me nxitim, një spërkatje me ujë të ftohtë mund të ketë efekt të ngjashëm. Shpëlani fytyrën me ujë të ftohtë dhe ënjtja e syve do të minimizohet menjëherë.
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit
Vdes 24-vjeçari nga Azerbajxhani në Durrës, ra në kontakt me...
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...