Zhytësit në Norvegji kanë gjetur një shpatë 500 vjeçare gjatë zhytjes së tyre në liqenin më të madh të vendit, Mjosa, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç shkruan gazeta lokale Oppland Arbeiderblad, zhytësit norvegjezë Miro Baricic dhe Knut-Erik Gylder janë zhytur në thellësi të liqenit, ku kanë nxjerrë një shpatë nga shekulli i 16-të.
Duke bërë të ditur se zakonisht gjatë zhytjeve kanë hasur në mbeturina, Gylder tha se miku i tij Baricic ka kuptuar se ajo është një shpatë historike luftarake dhe se pas kësaj e kanë nxjerrë atë.
Zhytësit kanë dorëzuar shpatën për ekspozim në Muzeun Mjosa. Drejtori i Muzeut Julsrud Berg tha se ekzistojnë dëshmitë që shpata i përket periudhës 500 vite më parë.
“Me siguri që kjo është një shpatë luftarake. Shpatat e tilla që kapen me dy duar përdoreshin në luftërat e shekullit 16-të në Evropë”, tha Berg. Ai shtoi se shpata mund të jetë përdorur në ceremoni apo për qëllime simbolike.
Shpata e cila vlerësohet si monument historik, ende është e mprehtë. Ajo në të ardhmen do të ekspozohet në Muzeun Kulturor Historik në Oslo, ndërsa më pas edhe në Muzeun Detar në Norvegji.
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1