Simone Zaza raportohet se është në prag të transferimit te Milani, pasi Nikola Kalinic do të kaloj te Atletico Madridi.
Dje u zbulua se sulmuesi i Valencias ishte në bisedime me “Rossonerët”, por ata kanë nevojë që Kalinic të largohet fillimisht para se një marrëveshje të finalizohet, transmeton portali arbresh.info.
Mëngjesin e sotëm (e enjte), ‘Gazzetta dello Sport’ raporton që kroati është në fakt në prag të largimit si një i huazuar me opsionin për blerje të obligueshëm pas një numri paraqitjesh.
Kjo është duke u shqyrtuar ende mes klubeve, por largimi i tij do të krijoj fonde për Zazan.
Reprezentuesi italian tashmë ka rënë dakord në kontratën katër vjeçare prej 2.5 milionë euro për sezon, ndërkohë që Valencia është e gatshme për të pranuar huazimin e tij me obligimin për të paguar më pas 20 milionë euro.
Zaza është rritur duke mbështetur Milanin pavarësisht sezoneve të kaluara më parë te Juventusi./arbresh.info/
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...