Komuna e Suharekës në aktivitetin e prokurimit të shpallur për blerjen e një automjeti të dializës vetëm sa nuk e kishte specifikuar tipin e automjetit dhe kompaninë fituese. Gjithçka “ishte kurdisur” në tender për ta blerë veturën e caktuar prej rreth 30 mijë eurosh.
Te kriteret e vendosura në dosjen e tenderit të Komunës së Suharekës për blerje të një automjeti të dializës për nevoja të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) mungonte pa u specifikuar vetëm tipi i automjetit dhe i kompanisë që do ta fitonte tenderin.
Gjithçka “ishte e kurdisur” në këtë aktivitet të prokurimi që të blihej një veturë e tipit “Volkswagen” (VW), e cila gjë edhe ndodhi.
Pas dy anulimeve të këtij tenderi, i cili herën e parë ishte shpallur më 2 gusht 2017 dhe ishte rishpallur më 5 tetor 2017, Zyra e Prokurimit e Komunës së Suharekës kishte shpallur fitues kompaninë “AHP” nga Prizreni për furnizim me veturë nga prodhuesi gjerman (VW), vlera e së cilës arrinte në 29.990 euro.
Ndërsa vetura ishte pranuar nga autoriteti kontraktues, përkatësisht nga Komuna e Suharekës, më 17 nëntor të vitit 2017.
Gazeta “Zëri” pas një hulumtimi të gjatë ka gjetur se specifikat e vendosura në dosje të tenderit nga Komuna e Suharekës kanë bërë që qysh në fillim të këtij aktiviteti të prokurimit të dihet edhe fituesi i tenderit, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...