Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nënshkroi sot peticionin drejtuar presidentit Ilir Meta, për të mos dekretuar ligjin për shëmbjen e teatrit.
Me pankartën “Unë jam Teatri” në dorë, lideri i opozitës premtoi se është dhe do të jetë në krah të artistëve, në këtë “betejë me narko-shtetin”, raporton Top Channel.
“Teatri është pjesë e historisë dhe kulturës së kryeqytetit shqiptar, ndaj ne jemi dhe do të mbetemi në krah të artistëve në këtë betejë për mbrojtjen nga shembja të godinës”, tha Basha.
Kreu i Partisë Demokratike përsëriti edhe njëherë akuzat se qeveria e Ramës po tenton që nëpërmjet këtij projekti synohet të pastrohen milionat e eurove të ardhura nga paratë e drogës.
“Shembja e Teatrit është një projekt mafioz i Edi Ramës dhe qeverisë së narko-shtetit, për të pastruar milionat e drogës, që hyjnë çdo ditë në shtëpi. Qeveria po kërkon ta grabisë këtë pronë publike, nëpërmjet një procedure të përshpejtuar, duke përfituar nga fakti që Gjykata Kushtetuese mungon aktualisht. Parlamenti duhet të ndërpresë këtë iniciativë, deri në funksionimin normal të Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi kreu i PD-së.
Në fund Basha i bëri thirrje qytetarëve të protestojnë nesër për teatrin, ndërsa deklaroi se votat e opozitës do të jenë kundër shembjes së teatrit dhe vjedhjes së truallit ku ai është ndërtuar./TCH/
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...