Kështu Komiteti i Lirive Civile, Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme i Parlamentit Evropian ka paraparë të diskutojë për datën 9 korrik çështjen se cilët shtetas të huaj kanë nevojë për viza për të hyrë në Kosovë.
Por, kjo temë, që është futur në rend dite nga raportuesja e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, ka mbetur vetëm si pikë e mundshme për diskutim, varësisht nga vlerësimi i Komisionit për kriteret e mbetura, pra nëse do të publikohet ky vlerësim apo jo. Pra Komisioni bashkë me rekomandimin ose jo për vizat do të bëjë vlerësim edhe për politikat e vizave të Kosovës ndaj shteteve tjera.
Në Prishtinë, institucionet e vendit, ende nuk kanë ndonjë datë se kur mund të publikohet ky raport. Ata e përsërisin vazhdimisht se kjo është çështje ditësh.

Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga