Vetëm kur mendohej se Drake nuk kishte ku të shkonte më lartë, ai edhe një herë dëshmon se e kemi gabim. Albumi i tij më i ri ‘Scorpion’, tashmë ka thyer çdo rekord në Apple Music, duke u bërë albumi numër 1 në listat e 92 shteteve dhe albumi me rritjen më të shpejtë të popullaritetit ndonjëherë.
Jo më shumë se 24 orë pas publikimit, ‘Skorpion’ kishte më shumë se 170 milion “streaming” në mbarë botën në Apple Music, me 9 nga 10 këngët më të dëgjuara nga albumi, shkruan ”MSN” transmeton portali arbresh.info.
Spotify gjithashtu po shijon famën e ‘Scorpion’, duke postuar në Tweeter se ‘Scorpion’ po dëgjohej më shumë se 10 milion here për orë, dhe Amazon Music Unlimited gjithashtu raportoj se albumi kishte thyer rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Justin Timberlake “Man Of The Woods”./arbresh.info/
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...