Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka bërë të ditur se sot do të mbajë një ceremoni me rastin e përvjetorit të 12-të të IPK-së.
Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare si Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe agjencive të saj, përfaqësues të ICITAP-it amerikan, OSBE-së, EULEX-it, agjencive mbikëqyrëse policore nga Shqipëria, Maqedonia etj.
Inspektorati Policor funksionon bazuar në Ligjin Nr. 03/L-231 i cili ka hyrë në fuqi më 1 Dhjetor 2010.
Misioni i Inspektoratit Policor të Kosovës është që përmes ushtrimit të veprimtarisë së tij, të sigurojë një shërbim policor të përgjegjshëm, demokratik dhe transparent, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet e kërkuara.
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz