Tenisti nga Mbretëria e Bashkuar nuk do të marrë pjesë në grandslamin që do të mbahet në Londër.
Andy Murray do të ndeshej në raundin e parë me zviceranin Stan Wawrinka, por vendosi që të tërhiqej pasi nuk ndihej në kushtet e duhura fizike.
“Kam marrë vendimin që të mos jem pjesë e Wimbledon. Kam bërë shumë progres javët e fundit, por ndjej që nuk jam gati për të luajtur ndeshje që zgjasin pesë sete. Do të nis stërvitjen për të qenë i gatshëm në US Open”, shkroi tenisti i famshëm në Facebook.
Murray ka pasur shumë probleme me lëndimet dy vitet e fundit dhe kjo ka bërë që të renditet tashmë në pozicionin e 157 në renditjen ATP.
Britaniku do të zëvendësohet në Wimbledon nga Jason Jung. Jo-Wilfried Tsonga dhe Tomas Berdych janë dy tenistë të tjerë që nuk do të marrin pjesë në Wimbledon.
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi