Mesfushori në MLS, Collin Martin është bërë i vetmi që hapur ka treguar se është një futbollist homoseksual aktiv në Amerikë.
Ylli i Minnesota United ka njoftuar rreth kësaj përmes rrjeteve sociale duke i ka inkurajuar të tjerët që janë në një situatë të ngjashme ta bëjnë të njëjtën gjë, transmeton portali arbresh.info.
https://twitter.com/martcw12/status/1012711649671831552
Ai doli haptas në publik në prag të festimit të paradës me klubin e tij.
“Sot, skuadra ime Minnesota United do të ketë mbrëmjen e paradës”, ka shkruar ish lojtari i DC United.
“Është një natë e rëndësishme për mua, unë do të njoftoj për herë të parë publikisht se jam një lojtar i hapur homoseksual në Major League Soccer”

“Kam qenë një homoseksual i njohur për shumë vite për familjen time dhe shokët e mi, përfshirë bashkëlojtarët”
“Jam krenar që e gjithë skuadra dhe menaxhmenti i Minnesota United e di që jam homoseksual”
Para 23-vjeçarit, lojtarët e profilit të lartë në Amerikë që zbuluan se janë publikisht homoseksual ishin Robbie Rogers dhe Stevenage./arbresh.info/
https://twitter.com/MNUFC/status/1012797365898678273
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...
Irani e quan “akt piraterie” bllokadën e propozuar nga ShBA ...