Një sondë hapësinore japoneze ka mbërritur pranë një asteroidi, pas një udhëtimi për rreth tre vjet e gjysëm ose prej 300 milionë kilometrash në thellësi të hapësirës me qëllimin për të mbledhur informacion rreth origjinës së sistemit diellor.
Agjencia japoneze për Eksplorimin e Hapësirës Ajrore njoftoi se sonda e quajtur “Hayabusa2” u vendos të mërkurën në një pozicion rreth 20 kilometra mbi asteroidin “Ryugu”.
Sonda do të qëndrojë aty për 18 muajt e ardhshëm, për të marrë imazhe fotografike të asteroidit i cili është emërtuar bazuar në folklorin japonez, transmeton Top Channel.
Gjatë misionit sonda pritet të ulet mbi asteroid dhe të mbledhë material nëntokësor nga krateri. Sonda do të kthehet në Tokë në fund të vitit 2020.
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu