Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se lajmet e rrejshme të Serbisë nuk mund të pengojnë sukseset e Kosovës.
Kjo deklaratë e shefit të diplomacisë kosovare erdhi pas raportimeve të fundit të Serbisë, se Liberia e ka tërhequr njohjen e Kosovës, lajm ky që u demantua edhe zyrtarisht nga autoritetet liberiane.
“Në Monrovia të Liberisê, kishte bërë jehonë lajmi për forcimin e marëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve tona. Lajmet “fake” të Serbisë ashtu siç kam thënë nuk mund të na pengojnë në sukseset tona.
Vizita ime në Liberi do të kulmojë me forcimin e marëdhënieve me këtë vend”, ka shkruar kryediplomati kosovar në Facebook, transmeton Arbresh.info.
Abdixhiku nis përgatitjet për zgjedhjet e reja, planifikon t...
Vinicius po “paguan faturën” nga tifozët në R...
Ambasadori i Luksemburgut: Investimi në Kardiologji në QKUK ...
“Zgjedhjet nuk janë zgjidhje”, Kurti për opozitë...
Kurti komenton deklaratën e Gecit për burgim të përjeshtëm p...
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK