Në Shqipëri, paratë e drogës janë shndërruar në para të politikës, kështu e titullon shkrimin e përditshmja franceze “Libération”.
Ndër të tjera gazeta franceze shkruan se si Shqipëria pati dyfishuar përpjekjet pë të siguruar çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian.
Ky është shkrimi i plotë:
“….Në momentin kur Shqipëria dyfishon përpjekjet për të siguruar çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian – qe do të diskutohet gjatë Këshillit Evropian të se enjtes – te shumte janë ata qe pyesin: lufta ndaj trafikanteve e qeverisë së Edi Ramës gjate këtyre 5 vjetëve, a mos është ajo veçse një farse?….
….Figura e Partisë Socialiste prej pothuajse dhjetëvjeçarësh, ministri i Brendshëm aktual, Fatmir Xhafaj, mbron bilancin e tij. Mirëpo ja ku dhe ai e gjen veten shënjestër te akuzave të kundërshtareve te tij politike, qe e akuzojnë të ketë mbrojtur të vëllanë, te dënuar ne 2008 ne Itali për trafik ndërkombëtar kokaine. Akuza të hedhura poshtë me përçmim nga ministri: “ju më përsërisni akuzat e opozitës”, i përgjigjet ai gazetës sonë. Gjithsesi Fatmir Xhafajn e kundërshtojnë bashkepunetoret e tij italiane. Sepse, nëse është e vërtete se fluturimet e Guarda di Finanza gjate 2017 kanë pikasur veçse 99 plantacione të dyshimta, përkundër 2086 në 2016, është po ashtu e vërtetë se hashashi shqiptar po vazhdon te vërshojë në brigjet e Puljas. ‘Kemi sekuestruar 860 kg hashash e marijuanë ne 2015, 13,9 ton në 2016, 34,9 ton ne 2017 dhe 10 tone përgjatë 4 muajve të parë të 2018’ rrëfen Nicola Albertino, gjeneral brigade në jugun e Italisë, ne Bari. Akoma më shqetësuese, ky i fundit nuk ndan optimizmin e ministrit shqiptar sa i perket perfundimit të prodhimit. ‘Nga ana tjetër [e Adriatikut], justifikimi që nxjerrin është se sasia e kapur vjen nga korrjet e viteve të shkuara. Mirëpo ne kemi analizuar përqindjen e agjentit aktiv të pranishëm në produkt me qellim përcaktimin e vjetërsisë së tij dhe na rezulton se prodhimi është i 6 muajve të fundit…’”
“Larg së qenit një çështje thjesht policore, trafiku i drogës rëndon gjithë shoqërinë. Rritja ekonomike e GDP-së arrin 3%, por nga ajo nuk përfitojnë shumica e shqiptarëve. Te shumtë janë ata që denoncojnë ndikimin e parave të drogës në ekonominë reale.
Në Tiranë kantieret e ndërtimit po shumëfishohen ndërsa hotelet e luksit po mbijnë kudo, edhe pse vendi mbetet zyrtarisht një ndër më të varfrit e Evropës. ‘Na duhet të strehojmë më shumë se 20 mijë qytetarë të rinj çdo vit’ te kundër argumentojnë në Bashkinë e Tiranës. Mirëpo as partneret e FMN-se nuk shfaqen të bindur nga disa prej PPP-ve, te gjykuara si pak transparente, ndërkohe që dyshimet mbeten mbi origjinën e financimit të bumit imobiliar ne kryeqytet. Çështjet e korrupsionit, skandalet e lidhjeve të ngushta me krimin e organizuar dhe dështimet e tjera te ‘luftës se pamëshirshme te Edi Ramës kundër drogës’, nuk e penguan Komisionin t’i ftonte vendet anëtare për te çelur negociatat. Por a do të mjaftojë procesi i integrimit, kjo ‘kurë’ te e cila shpreson kryeministri, për ta mposhtur korrupsionin dhe krimin e organizuar? Për momentin faktet duket se janë ende larg pritshmërie te Brukselit….
Këtu mund t’i ndiqni rezultatet preliminare të zgjedhjeve
“Sytë tanë janë te ju”, Kurti mesazh komisionerëve dhe vëzhg...
LDK merr mbi 17% për qind
Baton Haxhiu publikon Exit Poll-in: Vetëvendosje e para me 4...
Bleron Baraliu prezanton projeksionin e zgjedhjeve të 7 qers...
Exit Poll-i i Albanian Post: 43% VV, 22% PDK, 18% LDK, 7% Al...